← All sections

Poezi

Poetry in Albanian

From the books “Qyteti me diell” (NERAIDA, Tirana 2009) and “Blu e thellë” (NERAIDA, Tirana 2023).

PADASHUR

Ndërsa shikoja fytyrëne perëndisë së mermertëtë Bukurisë

ashtu,padashur, shtrëngova dorën tënde.

RËNIE

Hajdutë të vegjël e të mëdhenjkurva dhe politikanë veteranë,spiunë të shumtëpo ikin nga qyteti.

Është i vogël qyteti ynë.

Dhe mbetëm pak,ca frikacakëqë u tremben qyteteve të mëdha.

U zvogëlua qyteti ynë,mbetëm pa aristokratë.

NATË ME DËBORË

Kishte një dhimbjezëri i çakallit në luginë,Kishte një dhimbje!

Që s’ishte nga të ftohtit dhe uria.Një dhimbje shpirtipërcillte lugina.

Thirrjes së tijaskush s’i përgjigjej,mbase dhimbja ishte e vetmisë.

(Nga libri “Qyteti me diell”, Botime NERAIDA, Tiranë, 2009)

MËNGJES VERE

Harkoi trupinmbi valët e Jonit.Harknajë vdekjeprurësenë duart e mëngjesit.

Përqafoi dritën,shtriu duart, buzëqeshi.

U zhyt...U ça cipa e dritës,e kaltra e detit.Pak shkumë,Edhe rënkimi i momentit.

NË SHTRATIN E SAJ

Rrëshqiste e qeshur,përdridhej,ndrinte e tëra.

Herë shtirej e fjeturherë zgjohejnë një vallzim ngazëlluestë çmendur.

Iu afrova,e preka.Lëvizi, u drithërua...

Psherëtiu e përhumbur,rënkoi,dha shpirtnë shtratin e gjelbër.

Megjithëseasnjëherënë të njejtat ujëranuk zhytem dy herë,Vjosa më mban peng.

SHEGË E VJESHTËS

Shkopsitibluzën e verdhë të trishtimitdhe flladii vjeshtës ia mori me vete.

U drithërua e tëra,u rrëqeth fillikatenë kopshtin e përflakur të vjeshtës.Në tokën e butëi binte fustani i hollë –gjethe pikëllimi.

Ashtu,e lakuriqtë dhe e përndezurmes flakëve të shegëve shpërthyese,në vetmi,tej gardhit digjej e tëra.

I dyzuarnë mes të rrugicës së vjetër,i pavendosur,vështroj i druajtursi digjet një pemë vjeshte.

SHKRETI

Nën hijen e rëndë të kështjellës së shkelurpemë të përzishme në pikëllimin e pasdites,plaka tëheshtura, shamizeza qëdalin nga lutja mbëmësore.

Nën muret e rrënuararrëqethshëmvajton kalorësin e vet kali i legjendës.

Në avllitëe mbuluara nga bari i harresësthërras emrin tënd...

Heshtinshtëpitë e vjetra bujare,oborret e trishta,aromëzon borziloku i mallitnë shtegun e njohur të kujtesës.

KISHËZ E PAQTË

Kishëz e paqtë,në prehër të shkëmbit.Ngushëllimi i vetëmflakëza e zbehtë,e përzishmee qiririt fillikat.

Edhe ai,kalimtari i panjohur i perëndimdiellit,që nga rrënojat e kishëzëskomunikon me Zotin.

Edhe ai,kalimtari i panjohur, mbrëmësore,që me përmallim dëgjonjehona të largëta,rënkimin, dëshpërimin e thellëtë një shpirti.

PAS LUFTËS

Nën barin e dendur të majitçlodhen të rënët e luftës së fundit,të heshturnë lëndinat e kujtesës ballkanike.

Të paqtë,të lumtur e fatmirë,të qetë flenë kundërshtarët.Në parajsën e ëndërruar,në parajsën e humburshkujdesur flenë armiqtë.

Lindje – Perëndim.

Shtrirë në të njejtin drejtimtë dy palët,tregues të një ore të ngecur.

Lindje – Perëndim.

Akrepat e orës së ndalurnë të njejtën pikë,në të njejtin drejtim.Të rënëtmatin kohën tonë të vdekur.

FSHAT I BRAKTISUR

Rrugë e shkretuarsi gojë e hapur e frikshme kuçedre,rrugë e pashkelur.

Në gurin e hedhurpa kujdes në kalldrëmin e nxirënjë datë e shënuar,mbase qe data e lindjes së një shtëpie,apo një datë vdekjeje.

Rrasa guri të plasarituranë oborret e trishta,pllaka gramafoni të krisuratë një kohe tjetër, kuera zgjon klithma e zëra.Fiq të egërmbirë në parvazet e dritareve të hapura,pëllëmbët e të zotëveqë përshëndesin kalimtarin e panjohur,fillikatin e trembur nga shkretia.

Ai kalon kujdesshëm, pak i frikësuar,nga kush?Në dorë shkopin për t’u mbështetura për t’u mbrojturnga hijet e padukshme, nga zëra të largëtqë vetëm ai i dëgjon.

Ngre shkopin për t’u mbrojturnga lehjet, nga ulërimat e erës,nga vetvetja.

(Nga vëllimi poetik “Blu e thellë” botime NERAIDA, Tiranë 2023)