← News & Announcements

Note · Shqip

Përkthimi, mjeshtëria përballë sfidave të teknologjisë

Vangjel Zafirati është një krijues i njohur dhe i kërkuar nga lexues në gjuhën shqipe dhe atë greke. Prej 20 vitesh më parë, paralelisht me krijimin në të dy gjuhët, ai është po aq i njohur edhe si përkthyes i letërsisë që krijohet në hapësirat midis dy vendeve.

Ai e quan si shenjë kulture që kalendari botëror ka një ditë dedikuar përkthimit dhe përkthyesit.

Zafirati tregon sprovën e parë në fushën e përkthimit të tre autorëve të spikatur shqiptarë në gjuhën greke. Për të ardhur te vepra më e fundit, që është antologjia e autorëve nga minoriteti grek, që ka shkuar në dorën e lexuesit grek.

Përkthyesi dygjuhësh Vangjel Zafirati ndalet në sfidat që ka përballuar në këtë proces. Veçohen Google dhe sidomos kërcënimi që vjen në rritje nga AI. Por ai shprehet se shpirti, emocioni dhe përjetimi është e pamundur të realizohen nga teknologjia.

30 shtatori, sipas Zafiratit, përkon me vdekjen e Shën Jeronimit, që përktheu Biblën nga greqishtja dhe hebraishtja e vjetër, në gjuhën latine.