← News & Announcements

Book · Shqip

Poezia e Andoni Fostierisit

Andonis Fostieris, «Ars Poetica — Poezi të poezisë». Përktheu nga greqishtja Vangjel Zafirati. Neraida, Tiranë, 2019.

Një nga filologët më të spikatur grekë, Ioanis Sikutris (1901-1937), ia përkatësoi jetës poezinë, duke përshkuar vetë jetën e tij të shkurtër si një kalim poetik midis dritës dhe errësirës. Iu referuam si shembull këtij personaliteti tragjik, sepse jetoi si poet, i rritur në skëterrën e skamjes, duke zbuluar me forcat e tij dritën – një dritë të shkëlqyer, dritë verbuese – dhe duke përzgjedhur të zezën si kapërcim të një të përditshmeje të përcaktuar nga jashtë, meskine e të ulët, të një jete që hiqte poezinë, e shkëpuste nga jeta reale.

Edhe lexuesi i huaj do ta konstatojë këtë diversitet të dhënë nga një njohës i gjuhës greke dhe shqipe si z. Vangjel Zafirati. Por kryesisht do ndihmohet për t'iu qasur përmbajtjes universale të poezisë së tij, të hyjnizimit nëpërmjet kësaj Poezie me P të madhe si një dhuratë hyjnore mistike, pikërisht falë supremacisë së tij gjuhësore.

— Theodhosis Pilarinos, Profesor Nderi i Letërsisë Neohelenike (Gusht 2019)